Policia e Finlandës ka qëlluar me armë mbi një person duke e plagosur në këmbë, pasi dyshohet se ka therur me thikë disa njerëz, ku dy prej tyre kanë vdekur, sikurse duket edhe nga pamjet. 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Turkut.

Autori i sulmit është arrestuar nga policia e cila e qëlloi në këmbë për ta bllokuar. Dëshmitarët thanë për mediat se agresorët ishin tre. Ata thërrisnin Allahu Ekber, teksa sulmoni qytetarët.

Policia ka paralajmëruar se sulmuesit e tjerë janë të lirë dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg qendrës së qytetit.

Drejtori i Spitalit të Universitetit të Turku, Petri Virolainen u tha gazetarëve se së paku tetë vetë ishin plagosur dhe një person kishte vdekur.

Më vonë në një konferencë për shtyp, policia konfirmoi për një tjetër viktimë.

 

/tvklan.al