kandaa

Kanadaja u trondit sot nga një ngjarje e rëndë. Dy persona mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në zonën ku ndodhet godina e parlamentit kanadez në Otava.

Sipas policisë, një person i armatosur qëlloi me pushkë një ushtar që bënte roje nderi në memorialin e të rënëve në luftë, përballë godinës së parlamentit.

Autori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, më pas ka hyrë në godinën e parlamentit, ku dhe është ekzekutuar pas një shkëmbimi zjarri me pjesëtarët e forcës së sigurisë.

Autoritet nuk kanë dhënë më shumë detaje për këtë ngjarje, por deri më tani nuk dyshohet se bëhet fjalë për një akt terrorist.

Tv Klan