Një konflikt mes dy të rinjve ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit këtë të hënë në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi gjatë orës 22:00, në afërsi të një bilardoje pranë pallatit të Kulturës.

Paraprakisht mësohet se pasi janë konfliktuar me njëri – tjetrin, një prej të rinjve ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë në ajër. Autori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Mbetet ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse shkaku. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar.

Në një njoftim të sajin policia tha se po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al