Turqi– Janë raportuar të shtëna me armë në stacionin turk të policisë në qytetin e Gaziantepit, duke rritur frikën për një tjetër sulm të mundshëm disa ditë pas shpërthimit jashtë gjykatës.

Sipas raporteve lokale në vendngjarje janë të pranishme disa ambulanca.

Terroristi që ka hapur zjarr është qëlluar për vdekje nga policia. Sipas gazetave lokale, dy persona të tjerë që dyshohen si bashkëpunëtorë ia kanë mbathur nga skena e krimit dhe janë në arrati.

Sipas NTV, atentatori filloi të shtinte përkundrejt policëve pasi ata dyshuan për një shpërthim vetëvrasës.

Turqia është afër një vale sulmesh ku fajtorë janë militantët kurdë dhe grupet e Shtetit Islamik./tvklan.al