Dy persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 23:29 në kryeqytet.

Policia e Tiranës njofton se në rrugën “Sabaudin Gabrani” tek ish “Misto Mame” është qëlluar me armë nga një automjet në drejtim të dy personave. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur Xh.V 33 vjeç dhe J.Sh 25 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pranë vendit ku ndodhi ngjarja, grupi hetimor ka gjetur edhe një makinë të braktisur “Volksëagen Golf”, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Hetuesit kanë sekuestruar disa gëzhoja të një pistolete, ndërsa janë identifikuar edhe autorët.

Ata janë shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Gjatë natës u ngritën postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit, por deri tani nuk ka njoftime për arrestimin e tyre.

/tvklan.al