Të shtëna me armë pranë një shkolle, viktima dhe të plagosur



Të pakten tre persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave të martën, në qarkun Tehama të Kalifornisë së Veriut.

Sipas CNN, policia ka qëlluar mbi autorin e sulmit duke e lënë të vdekur, ndërsa është e paqartë nëse i dyshuari është një ndër tre të vdekurit.

Drejtoria e qarkut Corning Union tha se kishte pasur të shtëna në shkollën fillore “Rancho Tehama”.  

“Kjo është një ngjarje e trishtë për qarkun e Tehama”, tha një zëdhënës i policisë lokale.

Në një deklaratë të shkurtër në faqen e internetit të shkollës drejtori i saj tha: “Në shkollën tonë është shkaktuar një incident ditën e sotme, ka lëndime të konfirmuara”.

Disa studentë u transportuan në spitale me helikopterë dhe të tjerë u dërguan në vende të sigurta, tha zëdhënësi i policisë.

Tre fëmijë dhe një i rritur po trajtohen në Enloe Medical Center në Chico.

Nuk ka ende detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al 

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*