Një person i identifikuar si Kristian Kroni qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në drejtim të një lokali në pronësi të Nikolin Dushajt.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër, por fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe se po punon për kapjen e autorit.

Tv Klan