Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Visarion Xhuvani” pas një konflikti mes disa personave.

Burime nga policia bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë pas një sherri të çastit. Identiteti i autorit të dyshuar nuk dihet ende.

Ndërkohë, shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe gjatë kqyrjes së vendit  të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al