Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt pronarit të një lokali në fshatin Novosej të Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në lokalin e tij kanë hyrë disa persona të pa identifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë me administratorin  e Njësisë Administrative Shishtavec, shtetasin A.N.

Në konflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre  ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në tavan të lokalit.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./

tvklan.al