Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Burrel. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në një lokal në qendër të qytetit, pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve.

I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur një 32 – vjeçar me iniciale A.D. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti dy gëzhoja, ndërsa ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij./tvklan.al