Dy të rinj mbeten të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në qendër të Shëngjinit. Samet Bercaj 19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç u qëlluan me armë në gjymtyrët e poshtme nga një person ende i paidentifikuar që u largua menjëherë me një automjet.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në kërkim të autorëve. Në ndihmë të policisë se Lezhës erdhën edhe 2 furgonë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Njëri prej të plagosurve, Florian Dushkaj, ky që duket në këto pamje është i riu që u plagos me qytën e pistoletës ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit në Lezhë.

Dëshmitarë thane se dy të rinjtë Bercaj dhe Dushku po ecnin në këmbë në trotuar kur pranë tyre ka ndaluar një autoveturë dhe prej saj ka zbritur një person me pistoletë në dorë. Autori i ka ndjekur në këmbe një distance rreth 50 metra dhe me pas i ka qëlluar në gjymtyrët e poshtme duke i lënë të plagosur. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, por policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen si dhe për kapjen e autoreve qe bashkëpunuan në plagosjen e dy të rinjve.