Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur orët e vona të së premtes qytetin e Vlorës.

Burime paraprake të policisë thonë se rreth orës 23:15, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit” ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

Aktualisht, sqaron policia, në qytet janë ngritur grupe kontrolli dhe po punohet për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al