Një 34-vjeçar hapi zjarr në një klub nate në qytetin gjerman të Konstazit të dielën duke vrarë një person dhe plagosur rëndë tre të tjerë.

Sipas “Reuters”, lajmi bëhet i ditur nga policia gjermane e cila tha se autori i krimit është neutralizuar nga forcat e sigurisë pas sulmit  të orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa “BBC” raportoi se edhe autori i krimit u vra më pas në një shkëmbim zjarri me policinë.

Në përplasjen jashtë lokalit me autorin u plagos edhe një polic. Po hetohet nëse 34-vjeçari ka vepruar i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë të tjerë.

Të premten, një azilkërkues të cilit iu mohua qëndrimi në Gjermani, vrau një person dhe plagosi gjashtë të tjerë në qytetin e Hamburgut. Zyrtarët thanë se autori ishte një islamist me probleme psikologjike, i njohur për forcat e sigurisë./tvklan.al