Një bandë e shqiptarëve dhe kosovarëve është shkatërruar nga policia franceze, e cila ka qenë e përfshirë në 350 raste të vjedhjeve në rajonin Rhone-Alpes Auvergne.

Sipas mediave lokale, janë arrestuar 16 persona në total, të gjithë shqiptarë dhe kosovarë. Policia thotë se konfiskoi 17 kg bizhuteri të vjedhura nga shqiptarët.

“Ata vepronin në mënyrë shumë të organizuar dhe të strukturar”

, thanë hetuesit.

Kjo bandë ka kryer vjedhje në seri të banesave, duke marrë kryesisht para dhe bizhuteri, televizorë e tableta.

Pjesa më e madhe e këtyre vjedhje janë kryer në tremujorin e fundit të vitit 2016. Nga hetimet paraprake, rezulton që një pjesë e parave të vjedhura të jenë shpenzuar prej anëtarëve të bandës që jetonin në zonën e Firminy, ndërsa pjesa tjetër e parave mund të jenë dërguar edhe në Shqipëri.

Për momentin identiteti i shqiptarëve nuk është bërë me dije. Një pjesë e të arrestuarve do të dalin nesër para gjykatës.

/tvklan.al