Një ish-ndihmës i kandidates së ekstremit të djathtë presidenciale franceze, Marine Le Pen, ka lëshuar akuza te reja për financimin mashtrues të partisë.

Gael Nofri tha se në vitin 2012 Fronti Kombëtar (FN) e kishte rekrutuar atë në ekipin e fushatës presidenciale te Le Pen, duke përdorur një kontrate fiktive Parlamenti Evropian (PE).

Kjo ishte me sa duket një mënyrë për të shmangur deklarimet e shpenzimeve gjatë fushatës të Fronti Kombëtar. Aktualisht, partia e Le Pen është nën hetim për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian.

Mediat franceze thonë se hetuesit kane gjetur prova për mashtrimin e Frontit Kombëtar edhe tek pagat e Gael Nofri, ndërkohe që ai identifikohej si asistent i babait te Le Pen, në Parlamentin Europin, por nga ana tjetër, Nofri ka deklaruar se ai nuk ka qenë kurrë asistent i Jean-Marie Le Pen.

Të paktën tre bashkëpunëtore të tjerë të Marine Le Pen janë nën hetim gjyqësor. Megjithatë, sondazhet sugjerojnë se Le Pen do të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në prill, edhe pse Emmanuel Macron i qendrës po fiton terren. / TV KLAN