Ende nën gjurmët e terrorit, Londra është nen një investigim të gjerë për të zbuluar çdo të dhënë në lidhje me sulmin terrorist të dy ditëve me parë ku humbën jetën 4 persona ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Policia e Londrës ka vijuar operacionet e kërkimit dhe arrestimit te personave që dyshohet se kanë lidhje me 52 vjeçarin britanik, Khalid Masood.

10 persona janë vënë deri tani në pranga, ndërkohë që kontrollet janë shtrirë në të gjithë kryeqytetin britanik.

Sakaq, një video është publikuar të premten, e cila tregon momentin e panikut, kur kryeministrja e Britanisë, Theresa May eshte larguar me urgjencë nga agjentet e sigurisë pasi u dëgjuan të shtëna jashtë Parlamentit ku po mbahej mbledhja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Khalid Massood, 52-vjeç i lindur në Britaninë e Madhe, ishte konvertuar në mysliman vitet e fundit dhe ishte një besimtar dhe ushtar i shtetit islamik. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, ndërsa punonte si mësues në Britaninë e madhe.

Tv Klan