Shtatë vjet pasi Shtetet e Bashkuara e ndaluan taktikën e marrjes në pyetje e njohur si “hedhja e ujit në fytyrat e të arrestuarve”, kryesuesi i sondazheve në ekipin republikan, Donald Trump deklaron se do të rikthejë nëse do të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara.

“Do të sjell sërish “mbytjen me ujë” madje të tjera tortura, më të rënda se ajo”

. Këtë, Donald Tramp e deklaroi gjatë debatit të së shtunës të sponsorizuar nga EJ BI SI NJUZ në Nju Hempshër, disa ditë përpara zgjedhjeve paraprake në këtë shtet.

“Waterboarding”, teknika e hedhjes së ujit në fytyrën e të arrestuarit është ndaluar nga administrata Obama në vitin 2009.

Komisioni i Shërbimeve sekrete në Senat, në raportin e publikuar në vitin 2014, pavarësisht kundërshtisë së republikanëve, e cilësoi “torturë” këtë metodë të përdorur gjerësisht nga CIA.

Veç Trampit edhe rivali i tij, senatori i Teksasit, Ted Cruz deklaroi se do të lejonte përdorimin e kufizuar të kësaj teknike shumë të debatueshme në Shtetet e Bashkuara, qe u përdor veçanërisht gjatë konflikteve në Irak dhe Afganistan.

Tv Klan