Autoritetet italiane kanë zbuluar të tjera pako me drogë që dyshohet se janë nisur nga Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se në Porto San Giorgio janë gjetur disa pako me kanabis sativa me peshë totale 25 kilogramë.

Pakot me lëndë narkotike janë gjetur të paketuara dhe besohet se i përkasin ngarkesës prej 700 kg kanabis që u sekuestruan në një gomone më 29 qershor të vitit 2016.

Dy ditë më parë, më 10 korrik në mes të detit u gjetën edhe dy pako me 90 kg drogë që dyshohet se janë pjesë e së njëjtës ngarkesë. Autoritetet italiane thonë se kjo sasi e madhe droge është trafikuar nga Shqipëria vitin e kaluar, por gomonia ishte braktisur dhe pakot ishin përhapur në det.

/tvklan.al