Rrallë e për mall. Kështu mund të përshkruhet paraqitja e yllit të “Friends”, Jennifer Aniston, në tapetin e Oscar.

Aniston merr zakonisht pjesë një herë në dy vjet në ndarjen e çmimeve Oscar, ndërsa shumë rrallë në ndarjet e tjera të çmimeve.

“Time” tha se aktorja mbante bizhuteri Lorraine Schëartz me vlerë plot 10.7 milion dollarë gjatë ceremonisë, përfshirë vathët me një diamant smeraldi 100 karatësh me vlerë 9. 5 milionë dollarë dhe një unazë me vlerë 1.2 milionë dollarë.  

Ky thesar ishte zgjedhur nga aktorja për të shoqëruar fustanin e saj të zi, me të çarë lart.

Aniston mori pjesë në ceremoni përkrah bashkëshortit të saj Justin Theroux. /tvklan.al