U mbajt dje në sallën e “Dolby Theater” në Los Angelos edicioni i 88 i ndarjes së çmimeve Oscar. Eventi kulmor i Holliwoodit nuk mund të kalonte pa u vënë re. Të shumtë ishin yjet që shkëlqyen gjatë parakalimit në tapetin e kuq por kishte dhe nga ato që lanë shumë për të dëshiruar ndërsa u shfaqën në ngjarjen më të rëndësishme të kinematografisë. Si çdo vit mediat rozë, kritikët dhe stilistët përgatitën listën e yjeve botëror që u shfaqën rrëzëllitëse nën petkun e fustaneve madhështorë, ndërsa nuk i kursyen kritikat për ato që u cilësuan si të veshurat më keq.

Të veshurat më keq ‘’Oscar 2016’’

Në listën e të veshurave më keq janë emra të njohur si supermodelja Heidi Klum, aktorja Whoopi Goldberg, Reese Witherspoon, Kate Winslet,Kerry Washington.

Siç u shprehen kritikët Supermodelja Heidi Klum këtë herë mori vëmendje për keq, sepse fustani i saj me një krah e tregonte si zana e Hirushes.

heidi klum

Aktorja Whoopi Goldberg mbante veshur një fustan të zi dhe i kishte mbledhur flokët në një mënyrë që sipas kritikëve të kujtonte Fionën, tek filmi “Shrek”.

aktorja

Reese Witherspoon u shfaq me një fustan lejla bust, të gjatë deri në fund të këmbëve, i cili u kritikua shumë për bishtin e çuditshëm që kishte.

reese

Kate Winslet ishte gjithashtu në listën e të veshurave më keq. Fustani i saj i mbrëmjes i dizenjuar nga Ralph Lauren kishte një shkëlqim të tepërt që krijonte një impakt aspak të këndshëm.

kate

Këngëtarja Andra Day kishte përzgjehdur një fustan në ngjyrë të verdhë  më një krah dhe sipas mediave të huaja, me atë pamje mund ta ngatërronin për statujën e Oscar.

kengetarja andrew

Kerry Washington që parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të Versace, u kritikua që veshja e saj e ndërtuar nga një bust në material lëkurë nuk ishte e përshtatshme për këtë ceremoni.

kate washtinton

Të veshurat më mirë “Oscar 2016”

Jennifer Lawrence,Cate Blanchett, Brie Larson, Charlize Theron, Lady Gaga, Jennifer Garner,  Saoirse Ronan dhe Margot Robbie shkëlqyen me paraqitjen e tyre në çmimet Oscar 2016.

Aktorja 25 – vjeçare Jennifer Lawrence kishte përgjedhur një fustan të Dior, të zi dhe me kurriz pak të hapur.  Bjondja Charlize Theron ishte kombinuar në mënyrë të mahnitshme duke veshur nje fustan të kuq të ngjitur pas trupit.

Margot Robbie u shfaq me një model flokësh të thjeshtë dhe me një fustan të artë, me dekolte të guximshme.

Lady Gaga dukej shumë elegante teksa parakaloi në tapetin e kuq me një kostum të bardhë, ndërsa nuk ngelën pa u komentur bizhuteritë e saj të cilat, sipas mediave arrinin shifrën e 8 milion dollarëve. Për bizhuteritë e saj shumëkaratëshe  që kapnin vlerën e 8 milionëve u komentua edhe miss bota Priyanka./tvklan.al