Dhe me vlerësim i referohet titullit “Mjeshtër i Madh”, që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dhuroi regjisorit, Nikolin Gurakuqi.

Këtë skene e preku për herë të parë si solist, më pas si regjisor, përjetoi shkëlqimin, rënien dhe ri-ngritjen e institucionit që i erdhi dita të rikonstruktohet pas më shumë se 60 vitesh histori e ku kontributi i Nikolin Gurakuqit është 40 vjeçar.

Numërohen mbi 65 shfaqje, premiera dhe rivënie, nën konceptin e tij regjisorial. Më sfilitësja mbetet “Aida” e para 9 viteve.

Eksperienca e gjatë, edhe përtej skenës së vogël shqiptare, e bën kritikën e Nikolin Gurakuqit, një referencë të mirë për mënyrën se si duhet të funksionojë, Teatri i Operas dhe Baletit, kur të rikthehet pas tre vitesh në shtëpinë e ri-konstruktuar.

Tv Klan