Listës së gjatë të artistëve, që apelojnë për një teatër, siç duhet vazhdojne t’i shtohen zerat.

Emri i fundi është ai i Ilir Mërgjyshit. Prej 15 vitesh nuk kishte shkelur në skenën e vetme të Operas dhe Baletit. Dhe rikthimi me koncertin “Klasikët në Opera” ishte një shok për kushtet ku u gjend.

Për të është përtej anormales që një institucion i tillë kombëtar, nuk i përgjigjet spektatorit të tij as me kushtet me minimale, tualetet.

Mbështetur mbi eksperiencën në Australi, me dhjetra koncerte nga Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, Iliri ka rezerva, kur i referohet dirigjimit.

Dhe jo pa qëllim, këtë koncert ia dedikoi instrumentistëve të Operas dhe Baletit.

Enkelejda Mema/Tv Klan