Një ditë pasi këngëtari i njohur Francesk Radi u dërgua me urgjencë në spital, bashkëshortja e tij, spikerja e njohur e lajmeve, Tefta Radi, ka publikuar një mesazh ku falënderon të gjithë ata që iu gjendën pranë dhe kërkon nga të gjithë që të luten për shëndetin e Françeskut.

Nuk mungon angazhimi deri në maksimum i shefit Petrela, mjekut me emër në botë, jo më në Shqipëri. Po ashtu mjekë të tjerë kanë ardhur edhe e kanë parë nga afër, Tritan Shehu, Ylli Zeçishti, etj…Angazhimi është shumë i madh nga ministria e Shëndetësisë, vetë ministrja e Shëndetësisë ka qenë e pranishme dhe ka ndjekur nga afër. Angazhimi është shfaqur madje edhe nga Kryeministri Rama. Gjendja e rënduar e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për përmirësimin e gjendjes.

Shpresojmë dhe le ti bashkojmë lutjet të gjithë bashkë, Franko ishte një katolik i bindur”

, tha Tefta Radi mes lotësh.

Shpresoj…Falënderoj edhe kryetarin e opozitës Basha dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për lutjet e përbashkëta

”, tha ajo.

Kantautori dhe këngëtari i njohur Francesk Radi, i lindur në vitin 1950, ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi u godit nga një hemorragji cerebrale. /tvklan.al

https://www.facebook.com/OltiCurrifanpage/videos/1709187479098698/