Jo larg vendit të aksidentit tragjik me tre të rinj të vdekur, ndodhet Kryqi. Kështu njihet edhe zona në këtë territor të Adriatikut të Kurbinit. Tre jetë të tjera janë shuar në aksidente të mëparshme.

Ekspertiza për shkakun e ngjarjes nuk ka dalë. Por besohet se tre të rinjtë Simon Kaza, Juli Margjini dhe Bert Marku udhëtonin me shpejtësi.

Në timon ishte 22-vjeçari Margjini. Ata sapo kishin dalë nga një lokal në Adriatik dhe kishin konsumuar alkool.

 

“Automjeti ka ardhur pikërisht nga ky krah, nga fshati Adriatik i Kurbinit për të shkuar në autostradë. Te kjo kthesa, drejtuesi i automjetit e ka patur të vështirë të kontrollonte rrugën dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, ku mbetën tre viktima në këtë aksident të rëndë”,

tregon gazetari i ABC News, Ahmet Zani.

Pyetje: 

Makina ka qenë me shpejtësi”?

Banori: 

“Me shpejtësi të madhe shumë”.

Për banorët, kjo rrugë është nga më problematiket. Edhe më parë kanë ndodhur ngjarje. Kthesa në këtë pikë të rrugës, sipas tyre, është e panevojshme. Ura është e ngushtë, mungojnë bordurat anësore dhe sinjalistika.

“Edhe jetë të tjera do ikin këtu, siç kanë ik të gjashtë. Tre përpara dhe tre dje

,

 u shpreh një banor tjetër.

Ndërkohë në Laç, në dy familjet Marku dhe Kaza, njerëz me të zeza hyjnë e dalin. Për Margjinin, ceremonia e varrimit është bërë në Tiranë. Të rinjtë kaluan orë sëbashku paraditen e së martës, por në kthim ata humbën jetën tragjikisht.

/abcnews.al