skandal120 tekste të konsideruara si jashtë standardeve e me gabime janë hequr nga kurrikulat. Por në tekstet e mbetura ka gafa skandaloze.

Prindërit e fëmijëve të ciklit 9 –vjeçar dhe studentë të shumtë kanë publikuar në rrjetet sociale, foto të marra nga librat shkollore, të cilat nxjerrin në pah gabime trashanike dhe shembuj skandaloze që u jepen fëmijëve për të zgjidhur problema të ndryshme.

Në to fëmijët mësohen të gënjejnë, siç është në rastin e pjesës “shkumësi magjik”, në leximin e klasës së 2, ku u thuhet se duke tretur një shkumës në ujë dhe duke e pirë më pas tretësirën, ngrihet temperatura dhe fëmija gjen justifikim për të mos shkuar në shkollë.

Ka edhe tekste ku eksperimetohet rritja e inteligjencës me këngët e Bujar Qamilit. Po kështu edhe fjalë rrugësh, në tekstet e nxënësve të ciklit të ulët.

Nuk mungojnë shembujt me dhunë e vrasje. Ndërsa ne tekstet e arsimit të lartë ka edhe përkthime me “Google Transate”.

Ministrja e Arsimit, e njohur me këtë skandal, bëri një tjetër premtim për heqjen e këtyre teksteve.

Lindita Nikolla – Ministre e MAS:

“Janë të vërteta të gjitha këto që thoni dhe ato që denoncojnë prindërit nëpër rrjetet sociale janë të vërteta. Gjatë vitit që kaloi hoqëm 120 tekste nga shkollat, këto janë arsye më shumë për të nxitur reformën që kemi ndërmarrë për arsimin. Për ne janë të shtrenjtë fëmijët shqiptarë. Do ketë padyshim rishikim dhe heqje nga qarkullimi, nuk do lejojmë deformime të tilla në formimin e tyre”

Deri në heqjen e tyre nga qarkullimi, fëmijët do t’i kenë në dorë këto tekste edhe për disa kohë.

Tv Klan