Për shkak të shumë arsyeve që jo domosdoshmërish me faj bëjnë politikat e ndjekura nga drejtuesit e teatrove, tekstet shqip gjithnjë e më shumë po gjejnë hapësirën e tyre në teatrot për fëmijë. Ledian Gjeci që shkruan edhe drama për të rritur, prej kohësh është autor dhe regjisor i disa veprave për fëmijë. Krijimi i fundit, që ashtu si edhe të tjerat u vu në skenë ishte “Piratët” te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Para se të flasim për të, për qëndrimin e fëmijëve ndaj shfaqjes, fillimisht mësojmë arsyen që e shtyn Ledianin drejt shkrimtarisë.

Ngjarjet e këqija që prodhon mjedisi shqiptar, shpesh herë përbëjnë lëndën e parë te dramaturgët.

Në rastin e “Piratëve” ajo është produkt i fantazisë së autorit. Një mbret pa pasardhës vendos t’ia shpërndajë pasurinë popullit të tij. Piratët e marrin vesh dhe përpiqen ta grabisin atë, por nuk ia dalin. Ajo që i rrit shkallën e vërtetësisë fabulës në sytë e fëmijëve janë objektet që Lediani, edhe në kostumin e regjisorit shfrytëzon në inskenimin e veprës.

Tek ky publik që nuk është i nevojshëm komenti ka edhe 3 vjeçar.

Tv Klan