siguria me googlePërdoruesit e telefonave Apple dhe Google, apo paisjeve të tjera elektronike spiunohen prej kohësh, për shkak të mangësive në siguri.

Lajmi bëhet publik pas një studimi, ku u vu re një e metë e madhe e kontrollit nga të gjithë përdouresit e aparatëve celularë apo kompjuterik, të kompanive më të mëdha në treg si Apple dhe Google.

Gjatw përdorimit  të këtyre pajisjeve, qytetarët dëgjohen dhe fjalëkalimet e tyre vidhen automatikisht.

Kjo e metë, sipas studiuesve ka ardhur si pasojë e një politike të vjetër të qeverisë amerikane e cila nuk ka lejuar kompanitë që produktet që do të eksportoheshin të ishin të njëjta me ato që do qëndronin në vend.

Kjo nënkuptonte se kompjuterat dhe mekanizmat e tyre nëse do të shiteshin jashtë SHBA-së, do të kishin siguri të dobët, në krahasim me ato që do të qëndronin për tu shitur në vend.

Edhe pse ky rregull u hoq në 1990 sistemi i dobët tashmë ishte ndërtuar në shumë kompjutera dhe kështu u lejuan hackers-at të kenë qasje në sistem.

Shumë prej faqeve më të mëdha të internetit e kanë korrigjuar kryesisht këtë problem.

Një prej tyre është edhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë, NSA.

tvklan.al