Temperatura nën zero në gjithë Qarkun Elbasan është shoqëruar me fenomene dëbore në lartësi e prezence ngricash në pjesën tjetër.

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor Librazhd-Stërbleve këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë.

Trashësia e dëborës në këtë aks ka shkuar 20 centimetra e mjetet janë duke punuar për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale kemi prezence akulli në rrugë e në pikat problematike është hedhur kripë.

Ne furnizimin me energji elektrike ka probleme vetëm në fidrin 6 në Njësinë Administrative Lunik, bashkia Librazhd ku në vend ndodhen punonjësit e OSHEE për riparimin e defektit.

Klan News