Temperaturat e larta të ditëve të fundit, deri në 38 gradë, kanë shtuar fluksin në poliklinika. Sipas mjekëve, të prekurit nga rritja e temperaturave janë moshat e treta dhe ata me sëmundjet e sistemit kardiovaskular.

Edhe fëmijët, nënat shtatzëna, apo personat që konsumojnë alkool janë të rrezikuar nga temperaturat e larta. Në këto ditë të nxehta afrikane, aspak normale për muajin Qershor, mjekët japin rekomandimet e tyre.

Sipas meteorologëve, temperaturat e larta do të vijojnë edhe ditën e diel. Ndërsa fillimi i javës pritet të pësojë një rënie të tyre me 3 – 4 gradë Celcius.

Tv Klan