Ndërmjet pasarelave të Milanos, Parisit, New York- ut dhe Londërs, Javët e Modës në kryqytetet botërore të kësaj industrie, kanë përcaktuar dhe tendencat e këpucëve për pranverë 2016.

Propozime e markave të njohura, por dhe atyre që janë më të prekshme nga masa, risjellin në vëmendje këpucët me maja të hapura dhe me thembra të zbuluara.

Gjithashtu një ndër tendencat më të përhapura, të paktën për pjesën e parë të pranverës, do të jenë çizmet deri në kyç, stili “boho chic”, i viteve ’70.

Në galerinë më lart, zbuloni modelet më interesante në qarkullim për pranverën që po vjen./tvklan.al