Për të gjitha ato femra të cilat buzëkuqin e konsiderojnë një element të domosdoshëm, po ju prezantojnë ngjyrat që janë në modë këtë dimër.

1-ekuqe

E kuqja: Ka qenë dhe vazhdon të mbetet një ndër ngjyrat më “guxuese”. Buzëkuqi i kuq rikthehet në stinën dimërore 2015, perfekt për buzë të trasha e voluminoze. Mos harroni që përpara buzëkuqit të bëni konturin me anë të një lapsi.

2-nude

“Nude” (ngjyra e lëkurës): Nëse pëlqeni një makiazh natyral apo nuk ndiheni rehatë me ngjyra të ndezura, atëherë zgjidhja është buzëkuqi “nude”. Nga ngjyrat që duket sikur i fshehin buzët fare deri tek tonet pak me të ndezura. Ky buzëkuq i jep padyshim shumë volum buzëve.

3-sangria

Sangria: E kuqje e errët që lind nga miksi me lejlanë, vishnjen dhe ndonjëherë edhe me rozën e errët. Ky buzëkuq qëndron në majë të kësaj stine, mjafton që të gjeni tonalitetin e përshtatshëm për personalitetin tuaj.

4-lejla

Lejla: Për ato që duan të guxojnë, vjen buzëkuqi ngjyrë lejla, të cilin nuk është aq i lehtë për t’u kombinuar. Këtë dimër keni mundësinë që të zgjidhni ngjyrën lejla të hapur deri tek ajo më e errët, mjafton që të kujdeseni që të shkojë me ngjyrën e lëkurës tuaj. E.K