Ushtria siriane e presidentit Bashar al-Assad ka akuzuar Tel Aviv-in se po mbështet terrorizmin, pas bombardimin të sotëm të një aeroporti ushtarak nga forcat izraelite. Goditja e aeroportit të Mezzes u krye rreth mesditës me raketa që u lëshuan nga zona rreth liqenit Tiberias në veri te Izraelit.

Aeroporti ndodhet fare pranë damaskut rreth 5 km në perëndim të pallatit presidencial të Bashar Al Assad, ndërkohe Siria paralajmëroi Izraelin se do të kundërpërgjigjej.

Predhat thuhet se kanë dëmtuar një nga kapanonët e objektit të rëndësishëm ushtarak. Deri më tani nuk ka të dhëna për numrin e viktimave, por ngjarja mbetet në zhvillim. Baza ushtarake, shërbente për akomodimin dhe strehimin e rojeve elitare siriane dhe forcave speciale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë flakët që kanë përfshire kapanonët ndërsa nga disa gazetarë në terren u raportua si një sulm i opozitës siriane. Një ditë më parë, 9 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi kamikaz po në Damask./ TV KLAN