Situata brenda koalicionit të majtë, sa më shumë që afrojnë zgjedhjet e përgjithshme, duket se po trazohet gjithnjë dhe më shumë. Por përplasjet nuk janë vetëm mes dy aleateve kryesor, por lojës së deklaratave në distance i është bashkuar dhe aleati me i vogël, Çamët e PDIU-s, që më shumë se me socialistët duket se objektiv të “sulmeve” kanë LSI e Metës.

Ministri i LSI, Ylli Manjani në një intervistë lidhur me koalicionin e mundshëm të së majtës thumboi duke thëne se zgjedhjet e 2013-s i ka fituar koalicioni,  e majta e bashkuar me Ben Blushin dhe jo me Shpëtim Idrizin.

Kësaj deklarate i është përgjigjur deputetja e PDIU Mesila Doda në një intervistë për një të përditshme, ku i kërkoi LSI që  duhet të ndajnë me kë janë aleatë e me kë kundërshtarë, kë duan dhe kë nuk duan, sepse edhe opozitarë edhe ministra, edhe të pakënaqur edhe superpushtetarë nuk ka.

Por, në një dalje përpara mediave ku prezantoi kërkesën për ngritjen e një komisioni të posaçme ne lidhje me çështjen çame, e pyetur nga gazetaret Doda nuk pranoi te komentoi serish këtë çeshtje.

Ftesat publike të herë pas hershme të kryeministrit Rama për të vijuar koalicionin me LSI, kjo e fundit i ka lëne pa përgjigje. Sipas eksponentëve të LSI ka ende kohë për të marr një vendim për të ardhmen e koalicionit pasi me parë duhet të shohin funksionimin e tij në vitin e 4 të mandatit bashkëqeverisjes. Rama këtë e ka cilësuar si strategji taktikë të aleatit të tij Meta, ndërsa jo pa qëllim i ka kujtuar se koalicioni është i përbëre nga 3 aleatë strategjik, duke vlerësuar dhe rolin që PDIU ka në të.

Tv Klan