Presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë do të marrin pjesë në dialogun e nivelit të lartë që do të zhvillohet të martën në Bruksel. Ky është takimi i parë mes tyre që nga incidenti me trenin serb që u pengua të hynte në Mitrovicë. Prania e delegacioneve të Serbisë e Kosovës në tryezën e dialogut u konfirmua nga zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane, Maja Koçijançiç.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së:

Interlokutorët e parë  të Bashkimit Europian në kuadrin e lehtësimit të  dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit janë  kryeministrat. Gjithsesi, delegacionet e vendosin vetë përbërjen e tyre dhe ne jemi njoftuar se kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë si dhe presidentët respektivë do të jenë prezentë në dialogun e nivelit të lartë, që do tê zhvillohet nesër në Bruksel, siç u bisedua janvën e shkuar. Zhvillimet e fundit  tregojnë, se ka nevojë për një përforcim të premtimeve dhe angazhimeve nga tê dyja palët.

 

Brukseli rikujton rëndësinë e angazhimit dypalësh në dialogun Prishtinë-Baograd dhe zbatimin e marrëveshjeve tê arritura përgjatë pesë vitesh të. Për t’u zgjidhur mbetet marrëveshja për rinovimin e urës në Mitrovicë, u ndalua që prej ndërtimit të një muri në pjesën veriore të qytetit.

Tv Klan