Një grabitje e mbetur në tentativë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vaqarr.

Sipas burimeve të policisë tre persona kanë tentuar të vjedhin një pikë për grumbullimin e hekurit në Vaqarr,  në pronësi të J. C, por sapo janë diktuar nga roja e pikës janë larguar menjëherë pa arritur të marrin gjë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al