Një 29 – vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Beratit pasi tentoi të përdhunonte një grua.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ditën e premte nisi procedimi penal dhe u shpall në kërkim 29 – vjeçari, Z.C, banues në Korçë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 53 – vjeçaren M.D, banuese në Skrapar.

Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku gjeti 6.7 gramë marijuanë. Për këtë arsye, tashmë mbi 29 – vjeçarin rëndon akuza për veprat penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al