Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili dy ditë më parë tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet. Autori i kësaj ngjarje është Nazmi Çaka, 21 vjeç, banues me qera në Tiranë, i dënuar më parë për tentativë vjedhje.

Ka qenë sinjali bankës të nivelit të dytë në Rrugën “Hamdi Cinoimeri” në kryeqytet, i cili është është aktivizuar, teksa Çaka ka thyer xhamin me një gur.

Po nga këqyrja e kamerave rezultoi se ky person i ka kryer këto  veprime për 20 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi./tvklan.al