26 – vjeçari Çerlis Sinani udhëtonte pa dokumentacionin e duhur dhe kur u ndalua nga policia, kërkoi ta zgjidhje “problemin” me anë të parave.

Sipas policisë, 26 – vjeçari u ndalua në aksin rrugor Shkodër – Koplik në fshatin Demiraj, të Malësisë së Madhe. Për t’i shpëtuar gjobës, ai i ofroi 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor.

Ky veprim nuk kaloi pa pasoja për të riun, i cili u arrestua dhe tashmë do të duhet të përballet me akuzën për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike./tvklan.al