Një 27-vjeçar është arrestuar në një lokal në Durrës pasi tentoi të vrasë me thikë një  të ri 3 vjet më të madh në moshë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë së Durrësit, në pranga ka përfunduar Mariglen Berahi, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ai ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup 30 vjeçarin E.R., banues në Durrës. Ngjarja ndodhi në një lokalë në lagjen Nr.12.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Berahi do të përballet me akuzën e ‘vrasjes me dashje’, mbetur në tentativë./tvklan.al