Polica e Durrësit ka parandaluar një tentativë për vrasje me thikës, si dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje. Në pranga ka rënë  Andrea Shahaj 26 – vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e hënë, rreth orës 21:00, në lagjen Nr.18 Durrës pas një konflikti për motive të dobëta ka  tentuar të vrasë me thikë  E.B. 25 vjeç, banues në Durrës.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe të menjëhershme të Policisë është bërë e mundur të normalizohet situata, të identifikohet dhe arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori I dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i kryerjes së veprës penale (thika)./tvklan.al