Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në Shkodër, në kuadër të hetimit dhe dokumentimit ligjor për veprën penale të “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” STOP”.

Në pranga ka rënë Kushtrim Brahaj, 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë i cili së bashku me një bashkëpuntor me inicialet R.M kanë tentuar që të kalojnë në mënyrë të paligjshme, në kufirin me Malin e Zi, 19 shtetas afganë. Policia i ka zbuluar këta të fundit në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur “Kolaj”, në afërsi të urës “Gjolulit” në Shkodër.

Nga ana shërbimet policore shtetasve afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha proçedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit për riatdhesimin e tyre.

Ndërsa për dy bashkëpuntorët shqiptarë materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve”/tvklan.al