Qafë Thanë -Policia Kufitare ka sekuestruar 22 pako me kanabis me peshë 77 kilogramë.

Në pranga kanë rënë dy shtetas bullgarë, Neven Milenov, 39 – vjeç, banues në Razgrad-Bullgari dhe Shaban Daud, 55 – vjeç, banues në Silistra-Bullgari, të cilët po transportonin lëndën narkotike, si dhe ka shpallur në kërkim një shqiptar me inicialet A.G, 45 -vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor  i tyre.

Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur dy bullgarët, me një mjet furgon tip “Volkswagen” me targa CC6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa./tvklan.al