Tre persona janë arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda pasi në dhjetor te vitit të kaluar kanë tentuar të trafikojnë 1,2 ton kanabis nga Vlora drejt Italisë. Ndaj Fatmir Face, Saimir Osmria dhe Murat Marta u caktua masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë.

Referimi për këtë rast është bërë nga policia pasi në 23 dhjetor të 2016 në zonën e Petroliferës është konstatuar një automjet. Pas kësaj personat që kanë qenë në të janë larguar me shpejtësi. Pas kqyrjes së vendit blutë gjeten 116 pako me kanabis me peshë 1240 kilogramë.

Pas 7 muajsh hetim prokuroria ka arritur të faktojë se tre të ndaluarit janë të përfshirë në këtë rast trafiku. Ndërsa burimet sqarojnë se po punohet për të identifikuar pjesën tjetër të grupit. Ka dyshime se  kemi të bëjmë më një grup të strukturuar kriminal, i cili disponon edhe gomone. TV KLAN