Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Lushnjes, pasi kanë tentuar të vjedhin me dhunë një lokal.

Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se të ndaluarit janë Arjan Tabaku, 49 – vjeç, Andrea (Gazmend) Tabaku, 45 – vjeç dhe Ilir Robo, 38 – vjeç, të tre banues në Lushnje.

Vëllezërit Arjan dhe Andrea Tabaku akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë ditës së sotme kanë tentuar të vjedhin me dhunë në lokalin e E.S, në lagjen “Loni Dhamo”.

Ndërsa i arrestuari i tretë, Ilir Robo, u ndalua pasi akuzohet për veprën penale “Moskallzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./tvklan.al