kanabis-TepelenePolicia e Tepelenës ka bërë të mundur asgjësimin e 100 rrënjëve bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në  operacionin e koduar “Hija e Lisit”, efektivët e policisë bënë të mundur edhe arrestimin e Fatmir Çaushit, pronari i sipërfaqes së tokës ku u gjet i mbjellur kanabisi.

Ndërsa gjatë kontrollit në kasollen e tij, policia sekuestroi një armë gjahu si dhe 10 fishekë, të cilat Çaushi, i kishte pa leje.

Mbi të arrestuarin rëndon akuza e “kultivim të bimëve narkotike” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve ushtarake” dhe do të jetë Porkuroria e Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër që do të vijojë veprimet e mëtejshme për këto vepra penale.

Tv Klan