Tepelenë – Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në afërsi të fshatit Lekdush, Kurvelesh,Tepelenë u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 1400 bimë të dyshuara kanabis sativa.
Gjithashtu në afërsi të fshatit Progonat u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela 650 bimë të dyshuara kanabis sativa. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al