vazja ne instagramNjë vajzë nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  është zhgënjhyer shumë nga rrjeti social “Instagram”, pasi i ky i fundit i bllokoi profilin, vetëm sepse ishte e shëndoshë.

E apasionuar pas fotografive “selfie”, Sam Newman postonte herë pas herë vetë-portrete me të brendshme ose edhe me kostume banje, ku ndjekësit e saj nuk bezdiseshin aspak, përkundrazi “Instagrami” e ka pasur më shumë problem dhe vendosi t’ia bllokojë profilin.

Menjëherë pas këtij akti, Sam ka ngritur zërin në shtypin amerikan, duke hedhur akuza të forta kundër “Instagramit”.

I mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kompanisë, ku nëpërmjet zëdhënësit, i kërkoi falje Sam-it duke u justifikuar se edhe ata bëjnë gabime.

Sam-it iu rikthye profili i saj dhe ka ndërmarrë një fushatë kundërçdo lloj diskriminimi, madje shumë përdorues e kanë mbështetur në këtë nismë.

Kjo nuk është hera e parë që “Instagrami” censuron foto të femrave mbipeshë, pasi muaj më parë veproi në të njëjtën mënyrë me Maghan Tonyes, e cila kishte publikuar foto me të brendshme, por asaj menjëherë iu bllokua profili.

Maghan nuk qendroi “duarkryq” por protestoi me anë të një video kundër diskriminimit që i ishte bërë nga rrjeti social. Edhe për këtë rast, kompania kërkoi falje dhe i riktheu profilin.

M.S