Deputeti socialist Tom Doshi deklaroi se të enjten do të marrë pjesë në seancën në Kuvend dhe do të votojë ligjin për reformën territoriale dhe ligjet e tjera. Një javë më parë, largimi i tij nga salla së bashku me 4 deputetë të tjerë të grupit parlamentar socialist, çoi në dështimin e votimit të disa ligjeve që kërkonin shumicë të cilësuar. Pro votimit të ligjeve, të enjten, është shprehur edhe Pjerin Ndreu.