Më 2 korrik Adele do të performojë në Londër, në ndalesën e katërt britanike, pjesë e turit të saj për vitin 2017, e ndoshta i fundit në karrierën e shkëlqyer.

Këngëtarja britanike lajmëroi publikisht se nuk do t’i bjerë më qark botës për turne, pasi siç thotë përmes një letre të postuar në rrjetet sociale, turnetë nuk janë i shkojnë për shtat.

Adele rrëfen se ndjehet një shtëpiake, që lumturohet nga gjërat vogla. Ajo pranon se asnjëherë nuk ka pasur një raport të mirë me turnetë. E kam bërë për ju, vijon ajo në letër, duke shprehur dëshirën që dalja e saj e fundit të ishte Londra dhe publiku i saj.

Edhe më herët Adele kishte shfaqur ankth në performancat live dhe prej kohësh qarkullonte lajmi për një tërheqje të saj.

/Tv Klan