FBI nuk ka gjetur asnjë provë që tregon se Hillary Clinton ka përdorur në mënyrë kriminale email – et e saj gjatë kohës që mbante postin e Sekretares së Shtetit.

Në një letër drejtuar Kongresit, Drejtori i FBI, James Comey tha se agjencia ka përfunduar hetimet dhe se nuk ka ka gjetur asgjë që të ndryshojë qëndrimin fillestar.

Në Korrik, ai tha se Clinton kishte qenë e pakujdesshme, por nuk kishte kryer një vepër kriminale duke           dërguar informacione të ndjeshme në serverat e postës së saj personale elektronike.

Çështja në fjalë u rihap sërish me daljen në dritë të email –eve të reja.

Ato u gjetën në laptop –in e Anthony Weiner, bashkëshorti i një prej këshilltareve më të afërta të kandidates demokrate.

Deklarata e Comey në fund të muajit të shkuar, që thoshte se Byroja kishte vendosur të rihapte hetimet për email –et e Clinton tronditi garën për Shtëpinë e Bardhë dhe i dha shpresa të reja fushatës së kandidatit republikan Donald Trump./tvklan.al